Fjalët e urta 7
Albanian
1Biri im, ruaji fjalët e mia dhe urdhërimet e mia në veten tënde,

2Ruaji urdhërimet e mia dhe ke për të jetuar; ruaji mësimet e mia si bebja e syve të tu.

3Lidhi ndër gishta, shkruaji mbi tabelën e zemrës sate.

4Thuaji diturisë: "Ti je motra ime" dhe quaje "shok" gjykimin,

5me qëllim që të të ruajnë nga gruaja e tjetrit nga gruaja e huaj që përdor fjalë lajkatare.

6Nga dritarja e shtëpisë sime shikoja nëpër parmakët prej hekuri

7dhe pashë midis budallenjve; dallova midis të rinjve një djalë të ri që s'kishte gjykim,

8që kalonte nëpër rrugë pranë qoshes të gruas së huaj dhe drejtohej nga shtëpia e saj,

9në muzg, kur po ngryste dita, ndërsa zbriste nata e zezë dhe e errët.

10I doli para një grua e veshur si prostitutë dhe dinake;

11ajo është turbulluese dhe provokuese, dhe nuk di t'i mbajë këmbët në shtëpinë e saj;

12herë mbi rrugë, herë në sheshet qëndron në pritë në çdo qoshe.

13Kështu e zuri dhe e puthi, pastaj me paturpësi tha:

14Duhet të bëja flijimet e falenderimit; pikërisht sot i plotësova zotimet e mia;

15prandaj të dola para që të të kërkoj dhe të gjeta.

16E zbukurova shtratin tim me një mbulesë si sixhade, me li të ngjyrosur nga Egjipti;

17e parfumova shtratin tim me mirrë, me aloe dhe me kanellë.

18Eja, të dehemi me dashuri deri në mëngjes, të kënaqemi në qejfe dashurie,

19sepse burri im nuk është në shtëpi, por ka shkuar në një udhëtim të gjatë;

20ka marrë me vete një thes të vogël me pare dhe do të kthehet në shtëpi vetëm kur të jetë hëna e plotë".

21Ajo e mashtroi me fjalë bindëse, e tërhoqi me ëmbëlsinë e buzëve të saj.

22Ai e ndoqi pa mëdyshje, si një ka që shkon në thertore, si një i lidhur në dënimin e budallait,

23deri sa një shigjetë nuk i shpon mëlçinë; ai nxiton si një zog, pa ditur që një lak është ngritur kundër jetës së tij.

24Prandaj, bij të mi, më dëgjoni, kushtojuni kujdes fjalëve të gojës sime.

25Zemra jote të mos shkojë pas rrugëve të saj, mos devijo nëpër shtigjet e saj,

26sepse ka rrëzuar shumë të plagosur për vdekje, dhe tërë ata që ajo ka vrarë ishin burra të fortë.

27Shtëpia e saj është rruga e Sheolit që zbret në thellësitë e vdekjes.



Albanian, ABS Version 1994

This text is copyright the Albanian Bible Society (ABS)

Bible Hub

Proverbs 6
Top of Page
Top of Page