Psalmet 129
Albanian
1Shumë më kanë shtypur që në rininë time, le ta thotë Izraeli:

2Shumë më kanë shtypur qysh prej rinisë sime, por nuk kanë mundur të më mposhtin.

3Lëruesit kanë lëruar mbi kurrizin tim dhe kanë bërë aty brazda të gjata".

4Zoti është i drejtë; ai i preu litarët e të pabesëve.

5U turpërofshin të gjithë dhe kthefshin krahët ata që urrejnë Sionin!

6U bëfshin si bari i çative, që thahet para se të rritet;

7nuk ia mbush dorën korrësit, as krahët atyre që lidhin duajt;

8dhe kalimtarët mos thënçin: "Bekimi i Zotit qoftë mbi ju; ne ju bekojmë në emër të Zotit".



Albanian, ABS Version 1994

This text is copyright the Albanian Bible Society (ABS)

Bible Hub

Psalm 128
Top of Page
Top of Page